‘Shqipëria rendit krah Rusisë e Serbisë’/ Xhixho: Ka dështuar shpërndarja e burimeve publike
Deputetja e zgjedhur e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar pas raportit të OKB-së për politikat fiskale të qeverisë shqiptare.
Me një shënim në Facebook, Xhixho shkruan se Shqipëria rënditet krah Rusisë, Serbisë etj., ndërsa thekson se, ka dështuar shpërndarja e burimeve publike.
Reagimi i Erisa Xhixhos:
Politikat fiskale të qeverisë ‘Rama’ nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë thelluar pabarazinë në Shqipëri.
Ne renditemi krah Federatës Ruse, Serbisë dhe Malajzisë.
Barra e taksave dhe shpërndarja e burimeve publike kanë dështuar të funksionojnë si mekanizma të fortë për balancimin social.
Sepse:
📌 Shtresat e varfra nuk janë mbështetur asnjëherë. Qeveria i ka shpërfillur shtresat në nevojë, edhe në kulmin e krizave.
📌 Pasuritë publike dhe burimet natyrore janë vënë në shërbim të oligarkëve të qeverisë.
📌 Ligjet e reja që hartohen, qepen sipas nevojës së një grushti njerëzish pranë kryeministrit dhe nuk marrin parasysh nevojën e qytetarëve.
Raporti i fundit i OKB është pasqyra e vërtetë dhe jo propaganda e kësaj qeverie që punon për një grusht njerëzish.