Egnatia shet liderin në Iran para ndeshjes me Vllazninë, Lushkja bëhet ‘traktorist’

Regi Lushkja nuk është më futbollist i Egnatias. Palët kanë ndarë rrugët mes tyre, me kampionët që kanë vendosur ta shesin liderin e ekipit.

Ky vendim është befasues, pasi nuk është Sivasspori destinacioni i radhës i ish-it të Laçit, por tashmë Lushkja do të vazhdoj karrierën në Iran.

Kampioni do të mbajë veshur fanellën e Tractor, me klubin që e falënderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim.

“Faleminderit Regi Lushkja!Ju njoftojmë se është arritur marrëveshja me klubin iranian Tractor FC për transferimin e lojtarit. Suksese goalman!”, ka shkruar klubi. Ndërkohë kujtojmë se Sivasspor ishte skuadra që ka këmbëngulur për shërbimet e Lushkjas, por tashmë mbeten “thatë pas vendimit të klubit.