Grabitet banesa në Sukth/ Autorët kërcënojnë familjarët me armë, vjedhin një shumë parash
Nje ngjarje e rende ka ndodhur mengjesin e kesaj të enjte në Sukth të Durrësit. Persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe të armatosur kanë mësyrë në një banesë në zonën e Sukthit.
Nën presion të vazhdueshëm dhe kërcënimin e armëve, autorët kanë marrë një shumë parash, kursime të familjes. Ngjarja, sipas burimeve nga policia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të kësaj të enjte.
Pasi kanë marrë shumën e parave, autorët janë larguar, ndërsa të zotët e shtëpisë lajmëruan policinë. Blute shkuan menjëhere në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.Policia ka marrë edhe dëshmite e anëtarëve të familjes, të cilët kanë treguar me detaje atë që kishte ndodhur. Teksa po vijon hetimet dhe kërkimet për vendndodhjen e autoreve, policia është e rezervuar për të dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.