VIDEO/ Protesta kundër Vangjush Dakos në Durrës, banorët akuza: Na morën votat dhe natën na ...

Banorët e zonës së kodër Arapajt, që bllokuan për mëse 15 minuta Unazën e plazhit pasditen e së premtes kanë shprehur gjithë indinjatën e tyre për veprimin e ndërmarrë nga autoritetet shtetërore për bllokimin me trafik ndarëse të kryqëzimeve kryesore përgjatë këtij segmenti rrugor.

Sipas banorëve, ky veprim u ndërmor gjatë natës dhe nuk u konsultua aspak me ta që tani ndihën të izoluar nga pjesa tjetër e plazhit, pasi nuk mund të hidhen nga ana tjetër e rrugës, pasi mungojnë mbikalimet dhe semaforët.

 “Po na trajtojnë si kafshë, e bllokuan rrugën natën, pasi na morën votat” shprehen disa prej tyre. “Urgjentisht të hapet rruga dhe të punojnë semaforët” ishin kërkesat e tyre drejtuar autoriteteve.

Më poshtë keni të plota prononcimet e tyre: