VIDEO/ Edhe i vëllai si Veliaj: Erdha vullnetarisht të takoja ‘kolegët’

Pas 5 orësh marrje në pyetje nga prokuroret t SPAK, vëllai i Erjon Veliajt ka dalë në SPAK.

I pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte pyetur Arbër Veliaj deklaroi si i vëllai i tij dikur që shkonte të takonte kolegët se, “erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me këtë institucion”.

Arbër Veliaj është marrë në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen ndaj Erion Veliajt. 

Kujtojme qe tre jave me pare Gjykata e Posaçme e Apelit rrezoi nje ankimim të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve.

Gjykata e Lartë, me një vendim të datës 25 Maj, pranoi rekursin e Arbër Veliaj dhe ktheu dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i njëjti trup gjykues.

Por, togat e zeza vendosën mospranimin e ankimit të vëllait të kryebashkiakut kundër vendimit të datës 20 Dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për ushtrimin e kontrolleve.

Kujtojmë se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohen nga SPAK së bashku me 6 biznesmenë për vepra penale si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.