SYRI TV/ Vrasja për kanalin e ujit në Divjakë, dëshmon në polici autori i dyshuar
Pak orë pasi u arrestua, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Besmir Kumrisë në fshatin Kryekuq të Divjakës. Xheison Toromëni është shprehur në polici, se viktima i kishte dhunuar babain tre vjet më parë për një kanal uji. Sipas tij, kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të babait.
SYRI TV
Zbardhen detaje nga vrasja e 32-vjeçarit Besmir Kumria në fshatin Kryekuq të Divjakës. Pak orë pas arrestimit, ka dëshmuar para oficerve të policisë Xheison Toromeni, autori i krimit të rëndë që tronditi Divjakën. Nga dëshmia e zbardhur nga Syri televizion, autori është shprehur se konflikti me viktimën ka nisur tre vjet më parë. Sipas tij, Besmir Kumria i kishte dhunuar babain tre vjet më parë.
“Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babanë. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”, mësohet të jetë shprehur 32-vjeçari para oficerëce të policisë në dëshminë paraprake.
Krimi ndodhi në një këtë lokal që ndodhet në fshatin Kryekuq. Viktima ishte në një tavolinë me disa persona të tjerë kur autori u fut në lokal dhe kreu sulmin me thikë. Xhesion Toromeni qëlloi disa herë viktimën derisa ky i fundit ra pa ndjenja në tokë. Në vendin e ngjarjes kishte dëshmitarë, të cilët kanë nisur të merren në pyetje nga grupi hetues.
Viktima punonte në zonën e jugut të vendit dhe kishte ardhur në fshat për pushime. Ndërkohë autori i ngjarjes është emigrant në Itali dhe ishte kthyer në vendlindje me sa duket edhe për të sqaruar konfliktin mes dy familjeve për pronën, por që përfudnoi në tragjedi. Për këtë qëllim policia e shtetit ka instaluar patrullat e shërbimit për të mbajtur nën mbikqyrje situatën për të mos pasur probleme të mëtejshme.