A ka një vendim opozita për mandatet?/ Berisha: Forumet do të marrin vendimet përkatëse

I pyetur mbi qëndrimin e opozitës lidhur me fatin e mandateve parlamentare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se vendimi final do të merret nga forumet e partisë në ditët në vijim.

Në një prononcim për mediat, Berisha theksoi se çështja është në diskutim dhe se çdo hap do të ndërmerret në përputhje me vendimet kolegjiale të strukturave drejtuese të PD-së.

Ai la të hapur çdo mundësi, duke nënvizuar se “forumet do të mblidhen dhe do të marrin vendimet përkatëse”, pa dhënë një afat të saktë apo një orientim të qartë përfundimtar.

Pjesë nga deklarata:

Në ditët që vijnë, do të mblidhen forumet dhe do të marrin vendimet përkatëse.