I mori me forcë makinën një 24-vjeçari, arrestohet 'skifteri' në Durrës, policia ende në kërkim për gjetjen e mjetit

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai i kishte marrë dhe dhunë një 24-vjeçari makinën. I arrestuari është identifikuar si Enkeliano Aliko.

Aliko akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Policia bën me dije se po punon për gjetjen e mjetit dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë vjedhje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një shtetas i kishte marrë me dhunë automjetin, një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës," thuhet në njoftimin e policisë.