Chelsea nis të largojë lojtarët e tepërt

Skuadra e Chelseat ka nisur nga puna për largimin e lojtarëve të tepërt, që nuk janë pjesë e projektit të trajnerit Enzo Maresca.

I pari që pritet të lërë “blues” është Renato Veiga, që do të luajë në Spanjë me Villarealin.

Lojtari, që vetëm një vit më parë zbarkoi në Londër, ka një kontratë deri në vitin 2031 me Chelsea.

Pritet që palët të arrijnë një marrëveshje për 30 milionë euro.

Nga Chelsea do të largohet edhe Raheem Sterling, që në Londër nuk gjeti asnjëherë rehati.

Pritet që lojtari të transferohet te rivalët e Fulham, por ende nuk ka një marrëveshje zyrtare.

Sterling nuk është stërvitur me skuadrën kohët e fundit dhe pritet të largohet edhe pse ka ende edhe dy vite kontratë me londinezët.

Një tjetër emër që është me valixhet gati është Christopher Nkunku. Sulmuesi pritet të shkojë në Gjermani, te Leipzig.

Chelsea refuzoi së fundi një ofertë nga Bayern Munich për lojtarin, që e donte në huazim.

Londienzët kërkojnë një transferim të përhershëm të Nkunku, të cilin e vlerësojnë 45 milionë euro, shumë që Leipzig është gati ta paguajë.