Banda të ndryshme meksikane paguajnë muzikantë për të kompozuar dhe interpretuar këngë që i lavdërojnë ata. Artistët më pas e gjejnë veten të përfshirë në konflikte midis karteleve. Ernesto Barajas mësohet ka marrë më parë kërcënime nga CNG. Hetimet po vazhdojnë nga policia për të kapur autorët.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/21/auto_-640-0-1755755918xmixcollage-21-aug-2025-04-26-am-5565-2211755756292.webp", "width": 640, "height": 359 } }

Kërcënohej nga bandat për këngët kushtuar kartelit New Generation of Jalisco/ Ekzekutohet në mes të ditës këngëtari Ernesto Barajas në Meksikë

 Një këngëtar i njohur meksikan është ekzekutuar në një parking në Meksikën perëndimore. Këngëtari i grupit Enigma Norteño, Ernesto Barajas u ekzekutua nga persona të armatosur që udhëtonin me motoçikletë. Një tjetër person mbeti i vrarë nga sulmi dhe një grua u plagos në këmbë.

Në maj, pesë anëtarë të grupit Fugitivo u vranë në shtetin e Tamaulipas. Repertori i grupit Enigma Norteño përfshin një këngë kushtuar Nemesio Oseguera-s, udhëheqësit të kartelit New Generation of Jalisco (NGJ), një nga bandat më të frikshme të trafikimit të drogës në Meksikë.

Një këngë tjetër, e titulluar “Los Chapitos”, i referohet djemve të Joaquín “El Chapo” Guzmán, një ish-udhëheqës i kartelit Sinaloa i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.