FOTO/ Izraelitët në protestë, kërkojnë lirimin e robërve që mban Hamasi në Gaza

Izraelitët marshuan sot pranë Kibbutz Beeri në Izraelin jugor për të kërkuar lirimin e robërve që mban Hamasi në Gaza.

Izraeli vazhdon të intensifikojë sulmet e tij ndaj qytetit të Gazës, ku të paktën 72 palestinezë janë vrarë nga bombardimet  në Rripin e Gazës që nga mëngjesi.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë tha se pothuajse një në çdo tre fëmijë palestinezë në qytetin e Gazës është i kequshqyer, ndërsa vazhdon të jetë e bllokuar rrjedha e lirë e ndihmës humanitare në enklavë.

SHBA-të kanë njoftuar sanksione të reja kundër zyrtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, në masën e fundit ndëshkuese të administratës Trump kundër gjykatës, që kur ajo lëshoi urdhër-arreste për zyrtarët izraelitë.