Thyhet rekordi i futbollistit me më shumë ndeshje në histori, mbahej nga legjenda Shilton
Rekordi i lojtarit me më shumë ndeshje në historinë e futbollit është thyer. Fábio, portieri i Fluminense-s, ka arritur plot 1391 paraqitje në karrierë, duke kaluar legjendën angleze Peter Shilton.
Në mbrëmjen e fundit, gjatë sfidës së kthimit të 1/8-ve të Kupës Sudamerikane kundër América de Cali (fitore 2-0, rezultat i përgjithshëm 4-1), ‘gardiani’ brazilian 44-vjeçar vendosi rekordin e ri, duke e lënë pas shifrën historike të Shiltonit.
Pavarësisht moshës, Fábio vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm i Fluminenses. Në karrierë ai ka luajtur më së shumti me Cruzeiro-n (976 ndeshje), pasuar nga Fluminense (235), Vasco da Gama (150) dhe União Bandeirante (30).
Në listën e ‘Top-5’ lojtarëve me më shumë ndeshje në historinë e futbollit, renditet edhe Cristiano Ronaldo, i treti me 1283 ndeshje.
Fábio nisi karrierën e tij profesioniste në vitin 1997, me União Bandeirante, përpara se të kalonte te Vasco da Gama (ku qëndroi katër sezone), e më pas të shkëlqente për 16 vite te Cruzeiro.
Në palmaresin e tij numërohen një Botëror U-17 me Brazilin, një Copa América, tre tituj kampion kombëtar, tri Kupa të Brazilit, një Copa Libertadores, një Copa Sudamericana dhe një Copa Mercosur.