Xavi Simons drejt Chelsea-t, Leipzigu ka gjetur zëvendësuesin te Liveerpooli

Leipzigu është gati të përballet me një largim të bujshëm. Xavi Simons, një nga ‘yjet’ më premtues të skuadrës gjermane, është shumë pranë transferimit te Chelsea. Largimi i tij pritet të zyrtarizohet menjëherë pas ndeshjes së parë të Bundesligës kundër Bayernit, duke lënë një boshllëk të madh në organikën e trajnerit Marco Rose.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Leipzigut janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të denjë. Sipas Sky Deutschland, objektivi kryesor është mesfushori i Liverpool-it, Harvey Elliott. Talenti anglez i lindur në vitin 2003 shihet si profili ideal për të marrë rolin e Simons, falë teknikës së rafinuar dhe vizionit të lojës që e bëjnë të përshtatshëm për rolin e trekuartistit.

Bisedimet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm. Raportohet se Leipzigu ka arritur një marrëveshje parimore me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa edhe Liverpool nuk do të bënte rezistencë në rast se do të paraqitej një ofertë e konsiderueshme. Tashmë gjithçka varet nga klubet, të cilat duhet të përcaktojnë shifrën përfundimtare të transferimit.

Nëse marrëveshja mbyllet, Leipzigu do të sigurojë një tjetër talent për sulmin, duke i dhënë trajnerit Rose alternativa të reja në prag të një sezoni që pritet të jetë shumë i kërkuar si në Bundesligë ashtu edhe në arenën europiane.