Ronaldo dhe Georgina, marrëveshje paramartesore me shifër rekord në rast divorci

Pas propozimit për martesë nga Cristiano Ronaldo për të dashurën e tij, Georgina Rodríguez, kanë filluar të qarkullojnë lajme nga Spanja mbi një marrëveshje paramartesore shumëmilionëshe në rast ndarjeje.

Mësohet se në rast divorci, Georgina do të përfitojë një pagesë mujore prej rreth 100,000 eurosh, si dhe një vilë luksoze në Madrid, e vlerësuar rreth 5 milionë euro. Kjo është vetëm pjesa materiale: më parë, Ronaldo i ka dhuruar edhe një unazë fejesë prej 300,000 eurosh, një Porsche dhe objekte të tjera me vlerë.

Edhe pse data e dasmës nuk është përcaktuar ende, ajo pritet të zhvillohet në vitin 2026, duke marrë parasysh edhe kalendarin e Botërorit në SHBA dhe Meksikë (11 qershor – 19 korrik).

Pra, përveç dashurisë dhe ceremonisë, duket se Ronaldo dhe Georgina kanë menduar edhe për aspektin financiar, duke siguruar një mbrojtje të fortë për bashkëshorten e ardhshme.