VIDEO/ Qytetarja e huaja bie me motor në një gropë pallati në Sarandë, thyen këmbën
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në vendin afër hotel ‘Abedini’ në lagjen numër 2. Një qytetare e huaj, banore prej dy vitesh në Sarandë e identifikuar si Anastasja Sirotkina 40 vjeç duke drejtuar motomjetin tip ‘Piaggio’ me targë BD025 ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në hapësirën ndarëse mes trotuarit dhe një pallati aty pranë.
Duhet thënë edhe fakti që mes kësaj hapësire nuk ka barrierë mbrojtëse që të pengojë, si në rastin konkret, rënien. Kanë qenë banorë të pallatit ata që njoftuan njëherësh spitalin dhe policinë.
Menjëherë 40 vjeçarja u trasportua për në urgjencën e Sarandës. Nga ekzaminimi në spital, sipas bluzave të bardha, rezultoi se nga rënia 40 vjeçarja përveç tronditjes nga rënia kishte thyer edhe këmbën.
Policia po heton ngjarjen.