Zeniti gjobitet për fyerjet e tifozëve ndaj Mirlind Dakut
Mirlind Daku ishte bërë objektiv i fyerjeve të tifozëve të Zenit St. Petersburgut kur skuadra e tij, Rubin Kazan, zhvilloi ndeshjen e Kupës së Rusisë me vendësit në Shën Petersburg më 12 gusht.
Komiteti i Kontrollit dhe i Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit ka vendosur që ta gjobisë klubin e njohur rus me një shumë modeste prej 213 eurosh.
Për ironi të fatit, përfaqësuesi shqiptar gjatë kësaj vere ishte pranë transferimit pikërisht te Zeniti, por në fund gjithçka dështoi dhe futbollisti nga Kosova qëndroi në Kazan te Rubini.
Tifozët e Zenitit njihen si pro serbë, prandaj edhe e kanë shfaqur urrejtjen ndaj futbollistit shqiptar.
Futbollisti gjilanas po shkëlqen në futbollin rus, ndërsa ka realizuar 5 gola në 7 ndeshje sa i ka zhvilluar deri tani.
Ndonëse spekulohej se mund të përfundonte në Turqi, Daku vendosi të qëndrojë në Rubin Kazan, me të cilin e vazhdoi së fundmi kontratën me një përmirësim të ndjeshëm të rrogës.