Shehu: Pse hesht Rama dhe Qeveria ndaj zhvillimeve drejt paqes në Ukrainë

Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar pas heshtjes së qeverisë dhe kreut të saj ndaj zhvillimeve për paqen në Ukrainë të iniciuar nga Trump.

“Vetëm selitë zyrtare të Shqipërisë me ato të Koresë së Veriut e Venezuelës heshtin”.

Mesazhi:

Pse hesht Rama dhe Qeveria ndaj zhvillimeve Trump drejt paqes në Ukrainë!?

As Ministri i ynë i Jashtëm nuk thotë asgjë, heshtje e thellë nga zyrat e shtetit!

Përveçse disa fjalëve të përgjithshme ditë më parë…!

Ndërsa kjo është kryefjala në dinamike në të gjitha ambientet qeveritare, diplomatike e mediatike të Evropës e rruzullit.

Vetëm selitë zyrtare të Shqipërisë me ato të Koresë së Veriut e Venezuelës heshtin.

Maduro mund të ketë të drejtë në mos përmendjen e Trump, sepse “çmimin” per kokën e tij ai e ngriti në 50 milionë!

Por Tirana e regjimit pse të heshtë, intriguese kjo!?

Si deputet i parlamentit kërkoj sa me shpejt një sqarim të plotë, se paku nga Ministria jonë e Jashtme, për arsyet e shkaqet e kësaj heshtje.

Kërkoj të thuhen hapur faktorët frenues në ketë drejtim, për mua janë të qartë.

Kërkoj të behet publik opinion i Qeverisë shqiptare, pozicioni i saj ndaj kësaj iniciative të vështirë, por tejet të rëndësishme të Presidentit Trump, takimeve të realizuara e të pritshme.

Kërkoj të deklarohet qartësisht mbështetja e plotë ndaj Presidentit Trump, i cili tashmë ka hapur një spiral drejt paqes, duke uruar në suksesin e tij.

Shqipëria nuk mund të veprojë si struci, të fusë kokën në rëre për të mos u shprehur.

Pavarësisht detyrimeve e vartësive, që mund të ketë regjimi i ynë.