Mirë Ramën, por tani duhet të durojmë edhe Linditën me disa mbiemra!
Nga Çim Peka/
Me arrogancën e një gruaje që ka shkëputur çdo lidhje me moralin dhe realitetin, nëse ka pasur ndonjë herë, prej tre ditësh portalet e Ramës botojnë porositë e Linda Ramës nga një autointervistë e saj.
Shprehte “keqardhjen” për shtëpitë e prishura në Theth, por në mungesë të ambasadores së SHBA në Tiranë, u bënte të qartë malokëve të Thethit se nuk mund të ndërtoni pa leje.
A thua se kjo gruaja dhe burri i saj nuk ndërtojnë pa leje prej dekadash. Madje edhe dhe kulla pa leje në mes Tiranës.
Më epikja ishte verdikti i kësaj sovraneje nga morali, kundër deputetëve të opozitës që denoncuan milionat që merr gjoja për të kontrolluar qeverinë e burrit të saj.
Duhej tu vijë turp thoshte për gratë deputete të opozitës, kjo grua që i jep të drejtën vetes edhe të diktojë nëse duhet denoncuar babëzia e saj ne gjithçka.
Së fundi ka hyrë edhe në media me portale e duke paracaktuar drejtuesen e TV publik, si shpërblim ndaj fletërrufesë së saj kundër deputetëve të opozitës që denoncuan Linditën.
Tani këto zonjat e opozitës që janë sulmuar nga Lindita Rama, se paku mund të përdorin GPT, që mos të reagojë Doris Pack para tyre!