E papritur, Bonucci zbulon arsyet pse iku nga Juventusi për tek Milani

Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci ka zbuluar arsyet se pse u larguar nga Juventusi për tek Milani.

Bonucci ka shpjeguar se çfarë e detyroi që të largohej nga Juventus.

 “Pas shtatë vitesh tek Juventusi, kohët e fundit nuk ndihesha më i rëndësishëm”, deklaroi Bonucci për “Premium Sport”.

“Nuk janë të vërteta lajmet e publikuara për finalen në Cardiff.

Kam pasur raporte të shkëlqyeshme me Buffon, Barzagli e Chiellini.

Por, kisha nevojë për një stimulim të ri dhe të ndihesha sërish njeri i rëndësishëm në një skuadër të re”, theksoi ai.