Vjen njoftimi i Komisionit Elektoral: Kanë nisur votimet në gjithë Shqipërinë

Komisioni i operacioneve elektorale në Partinë Demokratike ka njoftuar se ka nisur në mënyrë të rregullt procesi zgjedhor në të 73 komisionet e 68 degëve të PD-së.

Gjithashtu në selinë qëndrore ku voton dega numër 2 e PD e Tiranës, kanë filluar të votojnë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së.

Nga ora 8:00 e mëngjesit anëtarësia e PD-së i është drejtuar kutive te votimit.