Zjarr në kodrat në Selenicë, ndërhyjnë zjarrfikësit, pritet ndërhyrje edhe nga ajri

 

Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Lapardha të Bashkisë së Selenicës.

Menjëherë janë angazhuar forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë.

Terreni shumë i vështirë, vështirëson edhe punën e zjarrfikësve.

Ndërkohë pritet edhe ndërhyrja nga ajri për të mos rrezikuar përhapjen e flakëve drejt fshatit dhe banesave.