Lufta në Ukrainë/ Gjoni: Evropa po investon në armatim, por njerëzit duan paqe sepse ka dëmtuar shumë ekonominë
I ftuar në intervistën e edicionit të mesditës në Syri tv ka qenë Juxhin Gjoni anëtar i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike shqiptare dhe anëtar i Aleancës së Re Flamande, partia e parë në Belgjike dhe që i përket spektrit të djathtë .
Në bisedë me moderatorin Edvin Parruca ai ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me Ukrainën dhe takimet që po zhvillohen për arritjen e paqes.
Juxhin Gjoni: Takimi i djeshëm tregoi se sa i dobët është Bashkimi Evropian. Duket si një vend i dytë në territorin e vet për sigurinë territoriale edhe të BE edhe të Ukrainës. Mbaj mend kur u bë një sondazh ne Gjermani ku pyetje se sa për qind e djemve do të shkonin në luftë për Ukrainën dhe ku shumica e tyre thanë se nuk do të shkonin në luftë. Pra kjo tregon se Evropa e ka humbur atë forcën e vet edhe në aspektin diplomatik por edhe ushtarak. Dhe të gjithë shpresojnë tek Trump edhe pse nuk e duan që të gjejnë një zgjidhje me Ukrainën dhe më luftën aktualisht.
Edvin Parruca: A kë një debat në Evropë, se çfarë duhet të bëjë Evropa. Të gjejë një zgjidhje drejt paqes apo duhet të jetë më e fortë në reagimin e saj.
Juxhin Gjoni: Tani ashtu siç thamë, liderët evropianë duan paqe por e duan me termat e tyre. Nëse pyetet populli i Evropës, ata duan paqe sa më shpejt sepse lufta e ka lodhur dhe e ka dobësuar ekonominë evropiane. E ka dobësuar ekonominë shtëpiake të çdo evropiani. Dhe një paqe sa më e hershme do të ishte diçka shumë pozitive për ekonominë rajonale. Për sa i përket politikanëve, tani, akoma nuk janë kthyer të gjithë nga pushimet e tyre por besoj se shumica prej tyre do të ishin pro jo vetëm një armëpushimi të shkurtër por edhe të një paqeje definitive në Ukrainë. Problemi kryesor do të ishin pikat e marrëveshjes që do të lidhnin Ukraina, Rusia dhe garantuesi SHBA. Ashtu siç thamë Trump u deklaroi se do të ndihmonte por ju do të keni më shumë në kurrizin tuaj mbrojtjen e Ukrainës. Pra besoj se kur të jepet totalisht plani i Donald Trump për paqen në Ukrainë, atëherë besoj se do të fillojnë edhe diskutimet brenda parlamenteve dhe brenda partive politike në BE.
Edvin Parruca: Nesë BE do të çonte një pjesë të shpenzimeve të saj tek mbrojtja a do të kishte vërejtje tek ky fronti i së djathtës në BE.
Juxhin Gjoni: Besoj se problemi kryesor i politikanëve të sotshëm, dhe e pamë edhe dje grupimin e politikanëve që ishin në Uashington, ishin më shumë politikanë të djathtë. Problemi kryesor është armatimi i BE dhe shteteve të saj, sepse janë miratuar fonde goxha të mëdha për momentin për armatimin dhe mbrojtjen e çdo shteti individual. Kështu që nëse nesër kemi një paqe definitive në rajon, ky buxhet në një vizion të parë nuk ja vlen më sepse, pse duhet të armatosemi. BE deri tani ka qenë pro paqes. Nuk kanë investuar kaq shumë në armatimin dhe në krimin e një ushtria evropiane. Kanë investuar në NATO dhe kaq ka qenë. Do krijojnë probleme se njerëzit do kërkojnë investime diku tjetër dhe jo ne armatim. Dhe aty do të kenë konflikt me investitorët dhe me buxhetin që kanë krijuar këto vite.