Detaje/ Qiramarrësi ekzekuton shqiptarin ‘Noel’ në lokalin e tij, zbulohet shkaku! Pranga autorit…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën në mbrëmje lagjen Itterbeek, në Anderlecht të Belgjikës.
Ndue Mylyshi, i njohur ndryshe si ‘Noel’, është vrarë me armë zjarri nga qirramarrësi i lokalit të tij, pas një grindjeje, rrethanat dhe detajet e të cilës janë ende nën investigim nga autoritetet.
61-vjeçar shqiptar ishte një figurë e njohur për bashkëatdhetarët dhe banorët e zonës, njëkohësisht një person shumë popullor dhe pa precedentë. Mediat belge informojnë se ai njihej si shqiptari ‘Noel’, pronari i kafenesë së me emër “Maison Haute”.
Krimi ndodhi rreth orës 20:30. Ka dyshime se vrasja ka ardhur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij, pasi policia ka përjashtuar pistën e trafikut të drogës.
Noeli zotëronte kafenenë dhe një apartament sipër saj që e kishte marrë me qira. Më herët gjatë ditës, kishte ndodhur një grindje midis pronarit dhe qiramarrësit, i cili jetonte në katin e tretë. Sipas banorëve vendas dhe informacionit të raportuar nga La Capitale, Noeli sapo e kishte dëbuar qiramarrësin. Qiramarrësi kishte kërcënuar se do të kthehej atë mbrëmje pas grindjes.
Vrasja e 61-vjeçarit shqiptar ka tronditur komunitetin ku ai jetonte dhe punonte. Michèle, një mikeshë e tij shprehet e pikëlluar për vrasjen e Noelit, siç e quanin shqiptarin, dhe shpreson që autori do marrë dënimin e merituar.
“Noel sapo kishte ardhur nga pushimet. Shpresoj që krimineli që bëri këtë gjë të paguajë për veprat e tij. Ai Ishte një njeri i mrekullueshëm, i mirë, me zemër të madhe, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. Sa herë që kërkonim ndihmë, ai pranonte gjithmonë,” tregon ajo për median vendase.
Sipas dëshmitarëve, në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa viktima, me origjinë shqiptare, u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Vetëm dje në mesditë pimë një gotë bashkë. Ishte njeri i mrekullueshëm, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. E kisha paralajmëruar një ditë që ky qiramarrës do të sillte telashe… dhe ja ku jemi sot”, tha ajo.
Zonja shton se shqiptari sapo ishte kthyer nga pushimet dhe nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm në lagje. Policia vendore ka izoluar zonën për hetime dhe ka përjashtuar për momentin lidhjen e ngjarjes me trafikun e drogës. Gjithçka dyshohet të ketë nisur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij.
Në rrjetet sociale, banorët vendas shprehën hidhërimin e tyre për dhunën dhe i ofruan ngushëllime familjes.