Papa Leo XIV takon një vogëlush me fanelën e Barçës, çmenden tifozët blaugrana...

Papa Leo XIV nuk ndan të njëjtin pasion për futbollin, si paraardhësi i tij, Papa Françesku , një tifoz i njohur i San Lorenzo de Almagro.

Në fakt, ai është një tifoz i tenisit, një sport që e luajti gjatë kohës së tij në Peru, dhe gjithashtu ka pasur disa takime me numrin aktual 1 në botë, italianin Jannik Sinner. 

Megjithatë, ai nuk është i panjohur me futbollin. Të dielën e kaluar, që përkoi me meshën që ai mbajti në Shenjtëroren e Santa Maria della Rotonda në Albano Laziale, pesë kilometra nga vendi ku ai ka rezidencën e tij verore në Castello Gandolfo, Papa iu afrua besimtarëve të tij dhe, midis tyre, ishte një djalë i ri që mbante një fanellë të FC Barcelonës.

Imazhi, të cilin vetë Leo XIV e ndau në llogarinë e tij në Instagram, përcjell butësi të madhe dhe menjëherë u bë viral midis tifozëve besnikë të Barçës. "Vetëm së bashku, vetëm duke qenë një Trup në të cilin edhe më të brishtët marrin pjesë me dinjitet të plotë, do të jemi Trupi i Krishtit, Kisha e Zotit", thuhet në tekstin që shoqëron imazhin.

Imazh i pritjes që Papa Leo XIV i ofroi presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, pas fitimit të titullit të Serie A.

Më parë, më 27 maj, një tjetër lidhje e Papa Leo XIV me futbollin kishte të bënte me pritjen që ai i ofroi presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, në Vatikan për të festuar titullin e Serie A. Presidenti i klubit napolitan i dha atij një fanellë të ekipit, me numrin 10, një numër që tradicionalisht nuk përdoret nga klubi i Italisë së Jugut në nder të Maradonës.