Fizioterapisti i Lukakut: Do të kthehet në nivelin e tij, nuk do të ketë probleme
Lieven Maesschalck, fizioterapisti që prej vitesh punon me Romelu Lukakun, ka dhënë një intervistë për “HLN”, ku ka folur për dëmtimin e sulmuesit belg:
“E njeh mirë qendrën tonë prej shumë kohësh. Filluan të punojmë me të kur ishte vetëm 16 ose 17 vjeç. Romelu është një sportist i madh, i cili i kërkon shumë trupit të tij për shkak të stilit të lojës fizike. Nuk është për t’u habitur që ndodhin dëmtime të tilla. Kujdes, ai punon shumë me ushtrime parandaluese për t’i shmangur këto dëmtime, por jo gjithmonë është e mundur. Ka faktorë që nuk mund t’i kontrollosh”.
Si do të reagojë?
“Do të jetë shumë i zhgënjyer, sepse është i varur nga futbolli. Por duke e njohur ‘Rom’-in dhe mentalitetin e tij, ai do të bëjë gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt. Ne do të duhet ta mbrojmë nga vetja, sepse ka tendencën të vendosë objektiva që nuk janë realiste. Ky është karakteri i tij. Do të dojë të shtyjë përtej kufijve, por duhet respektuar koha e natyrës”.
Fakti që do të punojë në një ambient të njohur është një avantazh.
“Kur ka besim, gjithçka ecën më lehtë dhe më shpejt. Por duhet të mbetemi objektivë dhe të vendosim objektiva realiste. Nuk mund të ngatërrosh shpresën me realitetin: gjërat nuk funksionojnë kështu. Së pari do të diskutojmë me Napolin për të përgatitur një plan. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me stafin mjekësor, i njoh mirë ata njerëz që nga periudha kur Dries (Mertens) luante aty”.
Rezultati do të jetë pozitiv edhe këtë herë?
“Do të rikthehet patjetër në nivelin e tij të vjetër, nuk do të ketë asnjë problem. Jam 100% i sigurt për këtë”.