", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/18/auto_Zalewski1755540229.png", "width": 900, "height": 591 } }

Zyrtare/ Zalewski tek Atalanta, shuma e majme që përfiton Interi

Atalanta ka zyrtarizuar transferimin e Nicola Zalewski-t, sulmues polak që largohet nga Interi vetëm pas shtatë muajsh dhe ribashkohet me trajnerin Ivan Juric, të cilin e kishte pasur te Roma. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi bergamask përmes një komunikate në faqen zyrtare: “Pas Kossounou, Kamaldeen Sulemana, Ahanor dhe Sportiello, Nicola Zalewski është blerja e pestë përfundimtare e Atalantës në këtë merkato verore. Klubi ka marrë të drejtën e shfrytëzimit të tij nga FC Internazionale Milano.”

Nga ana e Interit, komunikata ishte e shkurtër: “FC Internazionale Milano njofton shitjen e Nicola Zalewski-t te Atalanta. Mesfushori i lindur në 2002 transferohet përfundimisht.”

Zalewski kishte mbërritur tek Interi në shkurt 2025 me huazim nga Roma dhe pas vetëm shtatë muajsh largohet, ndërsa Interi përfiton 17 milionë euro, duke regjistruar një plusvalencë prej mbi 10 milionë eurosh, pasi në qershor kishte shpenzuar 6.5 milionë për ta blerë përfundimisht nga Roma.

Juric, i kënaqur me këtë transferim për të forcuar krahët, e ka stërvitur më parë Zalewski-n te Roma, duke vlerësuar cilësitë dhe personalitetin e tij. Mesfushori i ditëlindjes 2002 ka regjistruar 17 paraqitje me Interin, përfshirë edhe një asist në debutimin e tij në derbin me Milanin, dhe ka nënshkruar kontratë me Atalantën deri në vitin 2030, duke zgjedhur fanellën me numrin 59.

View this post on Instagram

A post shared by Atalanta B.C. (@atalantabc)