Trump: Putin pret telefonatën time! Zelensky: Po zgjedhjeve në Ukrainë sapo të arrihet paqja, por duhet siguri
Presidenti amerikan Donald Trump tha se sapo ka folur me homologun e tij rus, Vladimir Putini, në mënyrë indirekte, duke shtuar se do ta ketë një bisedë telefonike me të më vonë.Ndërkohë Zelensky u shpreh i hapur për zgjedhje në Ukrainë sapo të arrihet paqja.
“Sapo kam folur me presidentin Putin në mënyrë indirekte, dhe do të kemi një bisedë telefonike menjëherë pas këtyre takimeve sot, dhe mund të kemi ose jo një takim trepalësh”, tha Trump.
Trump shtoi se Putini “po pret thirrjen time kur të përfundojmë këtë takim”.
Armëpushim?
Trump: “Nuk mendoj se ka nevojë për armëpushim. Nuk mendoj se do të ketë një armëpushim.
Garanci sigurie?
Trump: “Kur bëhet fjalë për sigurinë, Evropa është linja e parë e mbrojtjes së Ukrainës, sepse ata janë atje. Por edhe ne do t’i ndihmojmë, do të jemi të përfshirë,”
Zgjedhje?
Zelensky: “Sigurisht që jemi të hapur për zgjedhje në vendin tonë. Duhet të kemi rrethanat e duhura të sigurisë dhe duhet të punojmë pak në parlament, por nuk mund të bëjmë gjatë luftës. Duhet një armëpushim në qiell, në tokë dhe në det për ta bërë të mundur që njerëzit të shkojnë të votojnë në zgjedhje demokratike dhe të ligjshme,” deklaroi Volodymyr Zelensky gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump.