Vandalizohet muri me portretin e Garnacho-s në ‘Old Trafford’

Marrëdhenia mes Alejandro Garnacho-s dhe tifozëve të Manchester United po kalon momente të tensionuara dhe jo për arsye sportive. Para ndeshjes me Arsenalin, portreti i sulmuesit argjentinas, i vendosur në një mur në ‘Old Trafford’, u vandalizua. Një foto e bërë virale në rrjetet sociale tregon fytyrën e Garnacho-s të gërvishtur dhe të shënuar.

Pa shumë hapësirë në skuadrën e drejtuar nga Ruben Amorim, e ardhmja e Garnacho-s te “djajtë e kuq” ka qenë objekt diskutimesh intensive dhe duket se ai do të largohet gjatë këtij merkatoje të transferimeve. Destinacioni më i mundshëm duket se do të jetë Chelsea.

Sulmuesi është stërvitur i izoluar së bashku me Jadon Sancho, Antony dhe Tyrell Malacia, duke treguar dëshirën për t’iu bashkuar rivalëve të Chelsea-t, një vendim që ka zemëruar tifozët e Manchester United.