Trump në Zyrën Ovale: Do t'i japim fund luftës! Edhe Zelensky e Putin e duan, ndërsa bota është e lodhur
Presidenti Donald Trump me presidentin Volodymyr Zelensky janë ulur në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë dhe po iu përgjigjen gazetarëve
“Lufta do të përfundojë. Se kur do të përfundojë nuk e di të ta them por do t’i japim fund. Zelensky do ti japë fund. Putin do ti japë fund, e gjithë bota është e lodhur.. ”
Trump falënderoi Zelenskyn për praninë e tij sot në SHBA dhe tha se "po bëhet përparim" për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai tha se pati një takim "shumë të mirë" me Putinin dhe se ka "një mundësi të mirë që diçka të dalë prej tij".
Trump theksoi se shtatë liderë botërorë ndodhen gjithashtu në kryeqytetin amerikan dhe ai do të flasë me ta pas bisedës me Zelenskyn.