Ja pamjet e aksidentit tragjik më autostradën Egnatia ku humbën jetën 3 shqiptarë! (VIDEO)
Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Egnatia. Kamioni u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, në pikën e pagesës Iasmos duke shkaktuar vdekjen e 3 shqiptarëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve.
Viktimat shqiptare janë banorë të Athinës. Sipas informacioneve, kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 shqiptarë me banim në Athinë, një burrë 59-vjeçar, një 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e 49 vjeçarja arriti të dilte vetë nga makina.
Mjeti tjetër i përfshirë në aksident kishte brenda 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinit me lëndime të lehta.
Raportohet se shoferi bullgar i kamionit është plagosur rëndë. Zjarri u përhap edhe përreth Autostradës Egnatia, në zonat rurale.