SYRI TV/ Erion Veliaj sulmon prokurorin, ankim në GJKKO: Kërkoj pavlefshmërinë e akteve
Kryebashkiaku Erion Veliaj u është rikthyer ankesave dhe sulmeve ndaj prokurorit që ngriti akuzën ndaj tij. Përmes një ankimi voluminoz, ai kërkon pavlefshmërinë dhe papërdroshmërinë e akteve të SPAK.
Syri tv
Kryetari i Bashkisë së Tiranës në detyrë Erion Veliaj, i është rikthyer sulmeve ndaj prokurorit të SPAK Ols Dado që ngriti akuzat ndaj tij. Përmes një materiale prej 77 faqesh, ai i është drejtuar GJKKO-së ku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së akteve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme. Veçohet në ankimin e Veliajt ndalesa gjerësisht e tij tek prokurori Dado. I paraburgosuri prej 10 shkurtit për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, pretendon se hetimi i çështjes është bërë nga një shtetas që nuk ka pasur kurrë statusin ligjor të prokurorit, pra një person që juridikisht nuk ka qenë asnjëherë prokuror sipas legjislacionit shqiptar.
Veliaj thotë se ushtrimi i ndjekjes penale është kryer nga një person në konflikt të pastër interesi me subjektin e hetimit. Veliaj ndalet edhe tek kallëzimi anonim me emrin Nesti Angoni që e konsideron të falsifikuar pa asnjë verifikim të identitetit të kallëzuesit. Kryebashkiaku radhit edhe veprimet e SPAK që thotë se janë kryer pa regjistruar procedim penal për të shmangur afatet, kontrollin gjyqësor dhe kufizimet ligjore. SPAK thotë Veliaj fshehu statin e personit nën hetim dhe sekuestroi e përdori të dhëna kompjuterike pa vendim gjykate duke lexuar edhe korrespondencat private në mungesë të bazave ligjore. Veliaj thotë se ndarja e çështjes në fraksion është një mjet për të cënuar të drejtën për mbrojtje dhe sigurinë juridike.
Erion Veliaj mbahet në burg dhe prej disa javësh me statusin e të pandehurit, pasi SPAK zbuloi një skemë të mirëorganizuar në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, ku përmes përdorimit të funksionit, përfitonin qindra-mijëra euro përmes faturave fiktive në këmbim të lejeve të ndërtimit.