SYRI TV/ Fshati Orman vuan mungesën e ujit të pijshëm, banorët: Uji në çezma vjen 1-3 orë në ditë

Ne kulmin e temperaturave të larta, banorët e fshatit Ormane të Maliqit po thahen për ujë të pijshëm pasi në cezmat e tyre uji 1 orë në ditë. Për të siguruar nevojat e përditshme ata detyrohen të përdorin depozitat apo të mbushin enët me ujë. Investimi i kryer një vit më parë në ujësjellës nuk ka përmirësuar furnizimin me ujë fshatin, ndërkohë banorët kujtojnë premtimet boshe gjatë fushatave elektorale.

SYRI TV

Banorët e fshatit Orman të Maliqit vijojnë të përballen me mungesën e furnizimit normal me ujë të pijshëm. Banorët thonë se në cezmat e tyre uji shkon 1 deri 3 orë në ditë, duke mos mjaftuar. Në këto kushte ata detyrohen të përdorin sërish depozita dhe enë për të siguruar nevojat e përditshme.

Pavarësisht investimit të kryer 1 vit më parë në rrjetin ujësjellës, banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Sipas tyre, problemi lidhet me menaxhimin e ujësjellësit, veçanërisht gjatë periudhave të nxehta të verës. Banorët shprehen se bashkia dhe qeveria kujtohet për ta vetëm gjatë fushatave, duke u bërë premtime boshe dhe pas zgjedhjeve, ato harrohen.

Banorët e fshatit Orman të Maliqit kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse që të ndërhyjnë për të garantuar furnizimin e vazhdueshëm me ujë të pijshëm, ashtu siç ishte premtuar në fillim të projektit.