SYRI TV/ 25 sanitare në spitalin psikiatrik të Vlorës pa siguracione: Po punojmë pa kontratë dhe me rroga të ulëta

Spitali psikiatrik i Vlorës prej dy muajsh nuk u ka dhënë rrogat sanitareve të cilët mirëmbajnë këtë spital. Përballë një situate të tillë, 25 sanitaret janë ngritur në protestë dhe kërkojnë zgjidhjen e këtij ngërçi. Ndërkohë problem për sanitaret mbetet edhe mungesa e kontratave të punës e për pasojë edhe mospagimi i siguracioneve.

Syri tv

25 sanitare të Spitalit psikiatrik në Vlorë, kanë dal në protestë pasi prej dy muajsh po përballen me mungesë të rrogave, e cila është i vetmi burim te ardhura për familjet e tyre. Ato shprehen se përveç se pa rroga, po përballen dhe me mungesë të një kontrate pune, që më pas të kenë mundësi të përfitojnë siguracione.

Një tjetër problem për sanitaret mbeten dhe kushtet  e vështira të punës më të cilat ato punojnë. Me kërkesën për kontratë shprehen se po I kërcënojnë  me largimin nga puna. Disa prej tyre thonë që për shkak të infeksioneve që kanë marrë nga pastrimet janë përballur me sëmundje te ndryshme.

Sanitaret e spitalit psikiatrik te Vlorës kërkojnë një takim me drejtoreshën dhe me firmën private, për të cilën thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje.