Berisha: Kjo qeveri vetëm vjedh dhe nuk zhdëmton. Thethi një krim shtetëror, dhe ne do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët deklaroi se qeveria aktuale “vetëm vjedh dhe nuk zhdëmton”. Ai theksoi se do të hetohet çdo krim shtetëror dhe se autorët do të ndëshkohen.

Berisha akuzoi qeverinë se pasurohet mbi fatkeqësitë, duke përmendur të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës, Laç, Kurbin, Lezhë, Tiranë dhe zonat e tjera. Ai garantoi mbështetje për banorët e zonave të dëmtuara dhe të Thethit, të cilët sipas tij u përballën me “krim shtetëror”.

Ndër të tjera, Berisha shtoi se ndërtimet në Theth kanë ndodhur në zona të lejuara dhe në tokat e banorëve, duke e cilësuar situatën si një tjetër krim shtetëror që do të ndëshkohet dhe ku viktimat do të dëmshpërblehen.

FJALA E BERISHËS:

Që kjo qeveri vjedh dhe nuk zhdëmton, shko e pyet të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës, në Laç, në Kurbin, Lezhë, Tiranë dhe kudo. Këta janë të pamëshirë. Pasurohen dhe mbi fatkeqësinë. 

Por, unë i garantoj të gjithë banorët e zonave të djegura, garantoj gjithashtu banorët e Thethit të cilët u përballën dhe ata me një krim shtetëror.

Edhe ajo që ndodhi në Theth është një krim i mirëfilltë shtetëror. Ndërtimet kanë qenë në zonën e lejuar për ndërtime. Ndërtimet kanë qenë në tokat e tyre. 
Edhe ai është një krim shtetëror dhe do të bëjmë gjithçka që ndaj krimit shtetëror, të ndëshkohen autorët dhe të dëmshpërblehen viktimat e krimit shtetëror.