Aksident i rëndë në aksin Shkodër–Bushat, kamioni përplaset me autoveturën, ndërron jetë një person, dy të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në aksin Shkodër–Bushat, ku një kamion është përplasur me një autoveturë.

Ndërkohë ka ndërruar jetë një prej të plagosurve në aksident.

Sipas burimeve paraprake, ka persona të plagosur rëndë, ndërsa dy autoambulanca janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar të lënduarit drejt spitalit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që qarkullimi në zonë është vështirësuar për shkak të përplasjes së fortë mes mjeteve.