Rikthimi i transmetimit të News24, Jola Hysaj: Mësim për të gjithë ne, të mos dorëzohesh kurrë do të thotë të fitosh
Pas 10 ditësh ndërprerjeje, News24 ka rifilluar transmetimin, duke shënuar një fitore të rëndësishme për lirinë e medias dhe për gazetarët e saj.
Ky rikthim është pritur me entuziazëm nga publiku dhe komuniteti gazetaresk.
Jola Hysaj e ka cilësuar këtë rikthim si një “triumf të rezistencës dhe solidaritetit”, duke theksuar se vendosmëria dhe uniteti kanë qenë çelësi i suksesit përballë çdo përpjekjeje për të heshtur fjalën e lirë.
“Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për News24, por për të gjithë qytetarët që luftojnë për të drejtat e tyre. Këmbëngulja dhe solidariteti treguan se askush nuk është i vetëm kur qëndron për të vërtetën,” u shpreh Hysaj përmes një postimi në Facebook..
Postimi i Jola Hysajt:
Fitorja e gazetarëve të News 24 është fitorja e tyre, por edhe një mësim i madh për të gjithë ne: të mos dorëzohesh kurrë do të thotë të fitosh.
Edhe kur gjithçka duket kundër teje, këmbëngulja dhe besimi në kauzë të çojnë vetëm drejt suksesit.
Gazetarët e Neës 24 treguan se forca qëndron te uniteti, te solidariteti dhe te fakti që nuk je kurrë vetëm kur lufton për të drejtën.
Ky është një shembull frymëzues për të gjithë shqiptarët: të mos heqësh dorë, por të çosh kauzën deri në fund, sepse vetëm kështu fitohet!
Një bravo e madhe për çdo gazetar që dëshmoi se fuqia vjen nga të qenurit bashkë dhe gjithmonë pranë njëri-tjetrit!