Vodhën një tabakino në aksin Milot-Lezhë, kapen duke u arratisur drejt Malit të Zi dy të rinj nga Kosova
Dy shtetas kosovarë janë arrestuar nga Policia e Lezhës vetëm pak orë pas një vjedhjeje të ndodhur gjatë natës në një tabakino përgjatë aksit rrugor “Milot-Lezhë”.
Të dy të rinjtë u identifikuan dhe u kapën nga shërbimet policore ndërsa tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me të njëjtin automjet që kishin përdorur për të kryer vjedhjen.
Të arrestuarit janë:
A. S., 18 vjeç
T. I., 18 vjeç
Të dy banues në Kosovë.
Sipas hetimeve paraprake, dy të rinjtë kanë hyrë gjatë natës në një tabakino dhe kanë vjedhur produkte të ndryshme, ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi me një automjet të dyshuar.
Mjeti është sekuestruar nga Policia.
Njoftimi i policisë:
Vodhën në një tabakino, gjatë natës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga disa orë pas vjedhjes, 2 shtetas kosovarë.
Ata u lokalizuan nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me automjetin që kanë përdorur për të kryer vjedhjen.
Sekuestrohet automjeti.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë dje, për vjedhje në një tabakino, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve:
A. S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë natës, kanë vjedhur produkte të ndryshme në një tabakino në aksin rrugor “Milot-Lezhë” dhe më pas kanë tentuar të largohen me automjet, drejt Malit të Zi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.