Takimi Trump-Zelensky/ Kina si spektatore: Mbështesim të gjitha përpjekjet për të zgjidhur paqësisht krizën

Kina shpreson për një marrëveshje “të pranueshme nga të gjitha palët” për Ukrainën, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze përpara një takimi midis Presidentit Volodymyr  dhe udhëheqësve evropianë me  presidentin e SHBA-së Donald Trump  në Shtëpinë e Bardhë. 

“Shpresojmë që të gjitha palët e interesuara do t’u bashkohen bisedimeve në kohën e duhur dhe do të arrijnë një marrëveshje paqeje që është e drejtë, e qëndrueshme, detyruese dhe e pranueshme për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Mao Ning .

“Pekini mbështet të gjitha përpjekjet për të zgjidhur paqësisht krizën ukrainase”, tha zëdhënësja, duke komentuar samitin Trump-Putin.