Ardon Jashari debuton me fitore te Milani, statistikat e mesfushorit me origjinë shqiptare
Mesfushori me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, debutoi mbrëmë te Milani në fitoren e pastër 2-0 ndaj Barit, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.
Ai u aktivizua në minutën e 66-të duke marrë vendin e Loftus Çik.
Në 25 minuta të luajtura, ai arriti ta prekte topin 29 herë duke bërë edhe një pasim kyç.
Gjithashtu Jashari kreu 23 pasime të sakta nga 26 gjithsej.
Këto janë statistikat e tij të para sipas “SofaScore”.