'Mirënjohës për SHBA-të'/ Zelensky mbërrin në Uashington: Bashkë me evropianët mund ta detyrojmë Rusinë për një paqe të drejtë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi mbërriti në Uashington për takimin me presidentin amerikan Donald Trump, deklaroi në rrjetet sociale mbështetjen e tij për SHBA-të dhe partnerët evropianë.
Zelensky u shpreh se Rusia duhet të përfundojë luftën që e nisi vetë, duke theksuar bindjen se së bashku me SHBA dhe Evropën do të arrijnë ta detyrojnë Moskën drejt një paqeje të drejtë.
“Jam mirënjohës. Ne ndajmë një dëshirë të fortë për ta përfunduar këtë luftë shpejt dhe me besueshmëri. Paqja duhet të jetë e qëndrueshme.
Jam i bindur se do ta mbrojmë Ukrainën, do të sigurojmë sigurinë e saj dhe populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Trump, Amerikës dhe çdo partneri për mbështetjen e tyre të paçmuar.
Rusia duhet ta përfundojë këtë luftë. Dhe shpresoj që forca jonë e përbashkët me Amerikën dhe miqtë evropianë ta detyrojë Rusinë të bëjë një paqe të vërtetë”, shkroi Zelensky.