Vetëm katër trajnerë i mbijetuan ndryshimeve, Superiorja me emra të rinj për këtë sezon
Superiorja do të nisë rrugëtimin më 22 gusht me sfidën Vllaznia-Egnatia.
Më pas deri në fund të javës do të luhen edhe katër takimet e tjera të javës së parë.
Njësoj si në merkato, ndryshime të shumta ka pasur edhe në stol deri tani.
Mladen Milinkoviç është tashmë trajner i Partizanit. Më tej Mirel Josa qëndron në stolin e Bylisit.
Te Flamurtari është përzgjedhur trajner spanjoll. Drejtimin e skuadrës së re e ka Karlos Garsia.
Më tej mbetet për t’u parë si do shkojë për Enkeleid Dobin te Teuta. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Vangjel Milen me Tiranën.
Edi Martini ndërkohë ishte pjesë e Vllaznisë në Europë dhe do e shoqërojë përgjatë kampionatit.
Trajneri Arjan Bellaj te Vora, Ivan Gvozdenoviç i Elbasanit, Ilir Daja me Dinamon dhe Edlir Tetova i Egnatias janë ata që nuk kanë ndryshuar nga sezoni i kaluar.
Vetëm katër klube kanë mbetur me të njëjtët trajnerë.