Qafë Thanë, arrestohet polaku! Po kalonte kufirin me pistoletë, sëpatë, thika e radio në makinë
Një shtetas polak është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës pasi tentoi të kalonte me armë kufirin.
Shtetasi polak është ndaluar në doganë pas kontrolleve të policisë kufitare, pasi në mjet i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta.
Sipas burimeve kofidenciale, polakut iu gjetën 1 pistoletë, 1 sëpatë, 2 thika dhe 4 radio dore. Rasti i kalua komisariatit të Pogradecit për hetime të mëtejshme.