SYRI TV/ Masakra e Gjilanit, 3 persona në kërkim për 3 viktimat
Policia e Kosovës vijon përpjekjet për lokalizimin e autorëve të dyshuar për masakrën e një jave më parë ku 3 persona mbetën të vrarë. Të dyshuar për rastin janë Mefail Shkodra së bashku me dy djemtë e tij Engjull dhe Edonis Shkodra, të cilët pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve ende gjenden në arrati. Këtë të dielë, policia rajonale e Gjilanit tha për mediat lokale në Kosovë se po punohet intensivisht lidhur me këtë rast dhe do të ketë reagim zyrtar nëse do të ketë zhvillime të reja.
Para disa ditësh Policia e Gjilanit tha se kanë ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë që ndodhi atje mesditën e së dielës së kaluar.
Autoritetet apeluan edhe përmes mediave që kushdo që ka informacione për ta, të kontaktojë policinë.
Po ashtu policia ka njoftuar të gjitha pikat kufitare dhe kanë zhvilluar bastisje në vendet ku besohej se mund të strehohen të dyshuarit.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve të këtij rasti të rëndë. Përveç masave operative që i kemi në vazhdimësi kemi apeluar edhe përmes mediave duke i bërë publike profilet e personave të dyshimtë të kërkuar dhe kushdo që posedon informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre ta kontaktoj Policinë e Kosovës ku do qoftë në stacionin më të afërt. Janë njoftuar të gjitha pikatë kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti. Janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme ku kemi besuar se mundë të strehohen të dyshuarit.
Viktimat e masakrës së një jave më parë janë shtetasit Selami dhe Edmond Hasani, babë e bir si dhe Abedin Hoxha. Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë dhënia e një shume me fajde.