VIDEO/ Taulant Seferi tund rrjetën në Turqi, gol i bukur për Bodrum-in
Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, ka realizuar një gol të bukur në ndeshjen mes Sivaspor-it dhe Bodrum-it, e vlefshme për javën e dytë të Ligës së Parë të Turqisë.
Goli i Seferit erdhi në minutën e 20-të, duke zhbllokuar sfidën në favor të miqve të Bodrum-it. Sulmuesi shqiptar e bëri gjithçka të duket e lehtë, ndërsa mbrojtësi dhe portieri i Sivaspor-it nuk arritën ta ndalonin.
Të dyja skuadrat, Sivaspor dhe Bodrum, ranë nga elita në fund të sezonit të kaluar, duke e bërë këtë sfidë një mundësi për të nisur sezonin e ri me pikë të rëndësishme.