Rezultate befasuese në Superligën e Kosovës, kampionët në fuqi e nisin me humbje
Sot u zhvilluan katër ndeshje të javës së parë të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan surprizat dhe emocione të veçanta. Në total u shënuan 10 gola, ndërsa disa ekipe arritën rezultate të thella.
Rezultati më i thellë i ditës erdhi nga ndeshja Malisheva – Prishtina e Re, e cila përfundoi 0-4 në favor të mysafirëve.
Ferizaj arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Dritës, duke shkaktuar befasinë e ditës dhe duke marrë tri pikë të vlefshme që në start të sezonit.
Prishtina mori tri pikë të tjera, duke fituar 3-2 në transfertën ndaj Dukagjinit. Kryeqytetasit kaluan fillimisht në avantazh të dyfishtë, por sfida rezultoi e vështirë deri në fund.
Vetëm ndeshja Drenica – Llapi përfundoi pa gola, 0-0, duke ndarë pikët mes ekipeve.
Për të luajtur mbetet sfida mes Gjilanit dhe Ballkanit, e cila zhvillohet nesër dhe pritet të sjellë emocione të reja për tifozët.
Rezultatet e ndeshjeve:
Drenica – Llapi 0-0
Dukagjini – Prishtina 2-3
Ferizaj – Drita 1-0
Malisheva – Prishtina 0-4