I dërguari i Trump, Witkoff: Putin bie dakord, SHBA t'i ofrojë garanci sigurie Ukrainës si ajo e NATO-s
I dërguari i posaçëm i Trump, Steve Witkoff, ka dhënë detaje të tjera mbi bisedimet e presidentit Trump me Vladimir Putin në Alaskë të premten, e 15 gushtit.
Sipas tij, Putin pranoi që SHBA të ofrojnë Ukrainës “garanci të fuqishme sigurie, të cilat do t’i përshkruaja si vendimtare pra ndryshojnë lojën ”, tha Witkoff për CNN.
Ai e krahasoi këtë marrëveshje me nenin 5 të NATO-s, që parashikon se një sulm i armatosur ndaj një vendi anëtar do të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.
Witkoff tha se klauzola ishte një mënyrë për të anashkaluar ngulmimin e Rusisë që Ukraina të mos bëhet kurrë anëtare e NATO-s.
Witkoff shtoi gjithashtu se Putin ka rënë dakord të mos ndërhyjë në një territor tjetër si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.
Ndërkohë Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio deklaroi se një armëpushim në Ukrainë “nuk përjashtohet” pas samitit në Alaskë. Në një intervistë për NBC News, sekretari i Shtetit theksoi se “qëllimi kryesor nuk është thjesht një armëpushim, por paqja”.
Nga ana e tij presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur se negociatat duhet të nisin nga vija aktuale e frontit”
“Na duhen negociata të vërteta, që do të thotë se ato mund të nisin nga aty ku ndodhet aktualisht vija e frontit”, theksoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Është i domosdoshëm një armëpushim dhe puna e shpejtë për një marrëveshje përfundimtare,” shtoi ai.
E ndërsa Zelensky përgatitet për takimin të hënën në Ëashington me presidentin e SHBA-së Donald Trump, liderët evropianë kanë njoftuar se do të jenë krah tij
Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.
Vendimi duket se është në marrë për të parandaluar përsëritjen e një takimi të tensionuar mes Trumpit dhe Zelenskyt, siç ka qenë ai i shkurtit në Shtëpinë e Bardhë.