'Rilindja Socialiste dhe Ed Baba në krye të saj' / Gjokutaj: Vjedhja sot është politikë, hajdutët janë bërë model suksesi

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar lidhur me transformimin e perceptimit dhe trajtimit të korrupsionit në Shqipëri.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Gjokutaj shpreh shqetësimin e tij për mënyrën se si, hajdutëria është institucionalizuar dhe është bërë pjesë e pandashme e jetës politike dhe ekonomike të vendit.

“Dikur thuhej që vjedhja është nevojë. Sot thuhet se vjedhja është politikë, vizion, integrim, solidaritet, karrierë dhe investim!” – shkruan Gjokutaj, duke vënë theksin te një ndryshim dramatik i standardeve morale dhe ligjore në drejtimin e shtetit.

Ky reagim i Gjokutajt vjen në një kohë kur debati mbi korrupsionin, drejtësinë dhe pandëshkueshmërinë është gjithnjë e më i mprehtë, ndërsa besimi i qytetarëve te institucionet e qeverisë vazhdon të pësojë rënie.

Postimi i plotë:

Dikur thuhej që vjedhja është nevojë!

Sot thuhet se vjedhja është politikë, vizion, integrim, solidaritet, karrierë dhe investim!

Për këtë standard të ri meritën historike dhe të patjetërsueahme e ka Rilindja Socialiste dhe Ed Baba në krye të saj! Ja një tregim ilustrues në miniaturë se si trajtohet hajduti sipas standardit rilindisto - socialist!