Nga ‘shkëmbimi’ i territoreve te Samiti i Alaskës/ Zhvillimet javore në botë përmes karikaturave

Politico ka përzgjedhur disa prej karikaturave, të cilat nxjerrin në pah ngjarjet më të rëndësishme botërore, të zhvilluara përgjatë kësaj jave.

Përmes karikaturave, vizatohen historitë më të mira anembanë globit, të cilat janë përzgjedhur nga politika redaksionale e ‘Politico’.

Një nga karikaturat është ajo e një gjarpri, që simbolizon presidentin rus, Vladimir Putin, i cili teksa përpiqet të 'kafshojë' territoret e Ukrainës, 'pa dashje' kafshon trupin e vet.

Në fokus gjithashtu është edhe samiti Putin-Trump në Alaskë që u zhvillua të premten mes dy liderëve, presidentit rus dhe amerikan.

Përzgjedhja e karikaturës së radhës javore, është edhe dyshja Putin-Zelensky, dy presidentët, që nën Trump, i ‘detyron’ palët të bëjnë lëshime.

Apo edhe karikatura me zyrat e punësimit në SHBA, pas shkurtimeve masive atje.