VIDEO/ Aksident në Lungomare, Mercedesi përplas një vajzë të vogël

Një makinë tip ‘Mercedes’ ka përplasur një vajzë të vogël në Lungomare.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës, pranë rrotës panoramike, ku makina ka përplasur një vajzë të mitur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë vajzës dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit.