Fenomeni i pazakontë/ ‘Tornadot’ e erës shkatërrojnë kosheret e bletëve, ‘paralajmëruan’ zjarret shkatërruese në Delvinë

Një moment të paimagjinueshëm, njëherazi të frikshëm, ka regjistruar një kamera sigurie, pak para nisjes së zjarrit, katër ditë më parë në Delvinë.

Kamera tregon momentin kur era ka krijuar ‘tornado’, që ka shkatërruar tërësisht kosheret e bletëve.

Siç shihet dhe nga pamjet, kanë mjaftuar pak sekonda që kosheret e bletëve të shkatërrohen plotësisht, ndërsa personat që ndodheshin aty e kishin të pamundur të kuptonin se çfarë po ndodhte.

Feneomeni i pazaktontë për një vend si Shqipëria, erdhi pak ditë nga zjarret shkatërruese që goditën Delvinën.

Zjarret e rëna në Delvinë gjatë këtyre ditëve, shkaktuan dëme të mëdha në banesa, stalla, bagëti dhe në ekosistem.